Ndërlidhjet

PD 68 (70), PS 65 (66), LSI – 4 mandate


Sali Berisha dhe Edi Rama
Sali Berisha dhe Edi Rama

Derisa numërohen kutitë e fundit, numri i mandateve ka mbetur ende ai që ka qenë: PD me aleatet disponon 70 mandate. Nëse PDI (aleate e PD-së) nuk fiton mandatin e fundit të mbetur në Fier, atëherë PD-së do t’i duhej të bëjë koalicion për të formuar qeverinë e re.


Derisa numërohen kutitë e fundit, numri i mandateve ka mbetur ende ai që ka qenë: PD me aleatet disponon 70 mandate. Nëse PDI (aleate e PD-së) nuk fiton mandatin e fundit të mbetur në Fier, atëherë PD-së do t’i duhej të bëjë koalicion për të formuar qeverinë e re.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uiters, u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të angazhohen për përmbylljen e rregullt të procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se fton drejtuesit politikë shqiptarë që ky proces të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe profesionale.

Pavarësisht se kush e fiton këtë garë, inkurajoj të gjithë faktorët politikë në vend të tregojnë vullnet të mirë që të ndërmarrin përpjekje të sinqerta, për të gjetur kompromise të domosdoshme në tejkalimin e dallimeve”, ka thënë Uiters.

Ndërkaq, dje, liderët e dy partive më të mëdha politike në Shqipëri kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella lidhur me procesin paszgjedhor.

Kryeministri Sali Berisha nga PD-ja dhe Edi Rama, lider i PS-së, fajësuan njëri-tjetrin për pengim të procesit të numërimit të votave dhe të shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Kryeministri Berisha e bëri Ramën përgjegjës për tensionin e krijuar mbrëmjen e së mërkurës, në komisionin zonal zgjedhor në qytetin e Fierit dhe atë të Rrogozhinës.

“Falanga të krimit në Partinë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama, po bëjnë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Gjatë ditës, Edi Rama, me emisarët e tij, më komunikoi mua se ai kishte vendosur të më mos njihte rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta".

"Përgjigjja ime ishte se ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mund lirisht të protestojnë. Është një standard i demokracisë shqiptare, i cili është standard i konsoliduar. Por, natyrisht, rezultat zgjedhjesh me protesta nuk do të mund të ndryshohet”,
tha Berisha.

Në reagimin e menjëhershëm, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi kryeministrin Berisha si shkaktarin e prishjes së zgjedhjeve. Rama deklaroi se do të jetë Komisioni Qendror Zgjedhor institucioni që do të përcaktojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“I gjendur pa mandatin e dytë në dorë dhe nën presionin qytetar të ditës së djeshme, ai nuk arrin dot të ruajë gjakftohtësinë. Ne jemi këtu, sepse duam të ndryshojmë Shqipërinë".

"Shqipëria mund të ndryshojë e të vazhdojë të ndryshojë, duke ndryshuar cilësinë e procesit të vendimmarrjes së popullit sovran dhe duke mos lejuar që gjithfarë lloj pushtetarësh e guximtarësh që i ndjekin nga pas, të nëpërkëmbin vendimin e popullit sovran, duke bërë atë që kanë bërë deri tani”,
tha Rama.
XS
SM
MD
LG