Ndërlidhjet

logo-print

Ebadi kërkon emisar special të OKB-së


Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, që të emërojë një emisar personal, i cili do të hetonte shkeljet e të drejtave të njeriut, të cilat, sipas saj, kanë qenë evidente gjatë periudhës pas zgjedhjeve të 12 qershorit.

Letra, përmes së cilës është bërë kërkesa, është nënshkruar nga Ebadi dhe grupet për të drejtat e njeriut, siç është Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Liga Iraniane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Kreu i OKB-së, sikurse disa vëzhgues ndërkombëtarë, ka dënuar veprimet e forcave iraniane të sigurisë gjatë protestave pas zgjedhjeve presidenciale në Iran, nga të cilat doli sërish fitues Mahmud Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG