Ndërlidhjet

Ban Ki Mun kërkon lirimin e Su Kjisë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka arritur në Mianmar për të bindur qeverinë ushtarake që t'i lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë edhe lideren e opozitës pro-demokratike, Aung San Su Kji.

Pak pas arritjes së tij në Jangon, një gjykatë shtyu gjykimin e të akuzuarës për shkelje të arrestit shtëpiak deri më datën 10 korrik.

Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë quajtur gjykimin “një farsë”.

Kreu i OKB-së pritej të zhvillonte bisedime me liderin e juntës, gjeneralin Tan Shue, por nuk u bë e qartë nëse ai do të lejohej të takonte Su Kjin - fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy dekadave të kaluara në burg ose në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG