Ndërlidhjet

Bajden takon ushtarakët dhe diplomatët amerikanë


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, është takuar me komandantin kryesor të trupave amerikane në Irak, gjeneralin Rej Odierno, dhe ambasadorin, Kristofer Hill, gjatë vizitës së tij të parë në Bagdad, prej se është emëruar përgjegjës për politikën amerikane karshi Irakut.

Bajden pritet të takohet edhe me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, dhe kryeministrin Nuri Al Maliki.
XS
SM
MD
LG