Ndërlidhjet

Gjykohet ish-zëdhënsja e Tribunalit të Hagës


Një prokuror u ka bërë thirrje gjykatësve të Tribunalit të Hagës të dënojnë një ish-zëdhënëse të tribunalit me një gjobë prej 21 milionë dollarësh për zbulimin e dy vendimeve të fshehta të gjykimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Prokurori Brus Mek Farlejn tha se Florenc Hartman ka zbuluar detaje të procesit në një libër dhe në një artikull, edhe pse ato ishin nën urdhrin e gjykatës për fshehtësi.

Avokati mbrojtës i të akuzuarës Hartman, Karim Kan, u tha gjykatësve se informata kishte qenë publike dhe se fajësimi i Hartmanit do të kishte një "efekt acarues mbi lirinë e fjalës".

Mek Farlejn tha se autoritetet e gjykatës ia kishin tërhequr vërejtjen Hartmanit për shkak të publikimit të librit të saj në vitin 2007, i cili përmbante të dhëna konfidenciale, por se këto paralajmërime nuk ishin respektuar, ngase, një vit më vonë, ajo përsëriti pjesë të librit në një artikull të sajin.

Hartman është një gazetare franceze, e cila deri në vitin 2006 ka qenë zëdhënëse e ish-prokurorës në Tribunalin e Hagës, Karla Del Ponte.

Gjykimi i saj filloi muajin e kaluar.

Gjyqtarët nuk njoftuan se kur do të japin verdiktin e tyre.
XS
SM
MD
LG