Ndërlidhjet

Jepen detaje për takimin Obama-Medvedev


Një zyrtar i Kremlinit tha se Rusia nuk do të lejojë Shtetet e Bashkuara të transportojnë armë në Afganistan përmes territorit rus.

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Dimitri Medvedev, Sergej Pirkodko, tha se Medvedev dhe presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në lidhje me këtë çështje në javën e ardhshme, gjatë takimit të tyre në Moskë.

Rusia ka lejuar Shtetet e Bashkuara që përmes territorit të saj të dërgojë mallra jo-vdekjeprurëse për në Afganistan.

Prikodko tha se marrëveshja eventuale do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara të transportojë edhe ngarkesa të tjera përmes territorit rus, sikurse në ajër, ashtu dhe në tokë.
XS
SM
MD
LG