Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Policia heton mjekun e Nedas


Shefi i policisë iraniane tha se një mjek, i cili ishte i pranishëm gjatë vdekjes së Neda Aga Soltanit në protestat pas zgjedhjeve të 12 qershorit në Iran, gjendet nën hetimet e Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe të Interpolit.

Interpoli, ndërkaq, mohon të ketë njohuri për këtë rast.

Shefi i policisë, Ismail Ahmadi Mogadam, hodhi poshtë mundësinë që policia iraniane dhe forcat Basxhi të kenë qenë të përfshira në këtë rast dhe tha se vrasja e Nedas është bërë “sipas një skenari të parapërgatitur” për të dëmtuar imazhin e Iranit në botë.

Neda Aga Soltan është vrarë më 20 qershor, gjatë përleshjeve ndërmjet mbështetësve të opozitarit, Mir Hosein Musavi, dhe forcave iraniane të sigurisë.

Vdekja e saj ishte incizuar dhe publikuar në internet.
XS
SM
MD
LG