Ndërlidhjet

Serbia dënon 11 persona për sulme terroriste


Një gjykatë serbe ka dënuar 11 persona me burg, prej 6 muaj deri në 13 vjet, për shkak se kanë komplotuar në sulme terroriste.

Zëdhënësja e gjykatës, Maja Kovaçeviq, tha se 11 të dënuarit, të cilët që të gjithë janë anëtarë të sektit sunit Vahabi, janë burgosur për shkak se kanë komplotuar në vrasjen e kryeimamit të Serbisë dhe sulmet në një stacion policor dhe në një xhami në qytetin e Novi Pazarit.
XS
SM
MD
LG