Ndërlidhjet

Demjanjuk vital për t’u përballur me gjykim


Zyrtarët gjermanë thonë se rojtari i akuzuar i kampeve naziste të vdekjes, Xhon Demjanjuk, është shpallur vital nga ekspertët shëndetësorë për t’u përballur me gjykimin në Gjermani, për ndihmën e vrasjes së 29 mijë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sidoqoftë, zyra e Prokurorit shtetëror në Mynih tha se për shkak të moshës së të akuzuarit, i cili është 89 vjeç, dhe gjatësisë së seancave gjyqësore, ai nuk do të duhej t’u nënshtrohej dy seancave 90 minutëshe gjatë ditës.

Prokurorët e Mynihut duan gjykimin e tij për asistim në vrasjet në kampin e përqendrimit Sobibor, i cili gjendet në Poloninë e sotme.

Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, u dëbua nga Shtetet e Bashkuara për në Gjermani dhe është mbajtur në një burg afër Mynihut që nga fillimi i muajit maj.
XS
SM
MD
LG