Ndërlidhjet

Iran: Akuzohen Musavi dhe Katami


Njëri nga ndihmësit kryesorë të liderit suprem të Iranit, Hosein Shariatmadari, e ka quajtur opozitarin, Mirhosein Musavi, një agjent të Shteteve të Bashkuara.

Në një editorial të tij të publikuar në gazetëtn iraniane Kajan, Shariatmadari, bëri thirrje për vënien para gjyqit të Musavit dhe ish-presidentit reformator, Mohamad Katami, për, siç thuhet, tradhti gjatë protestave kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Ndonëse Shariatmadari nuk mban një pozitë në qeveri, thuhet se ai është shumë i afërt me liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei.
XS
SM
MD
LG