Ndërlidhjet

Ki Mun nuk takon Su Kjin


Kreu i qeverisë ushtarake në Mianmar nuk ka lejuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, të takoj lideren e opozitës demokratike të këtij vendi, Aung San Su Kji.

Kreu i OKB-së tha se është “thellësisht i zhgënjyer” me vendimin, i cili erdhi pas takimit të dytë që ai zhvilloi me shefin e regjimit, Tan Shue, në kryeqytetin e Mianmarit- Napjidav.

Kreu i OKB-së, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Mianmar për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, tha se kërkesa për një takim me Su Kjin është hedhur poshtë për shkak të, siç tha, mosndërhyrjes në procesin gjyqësor të saj.

Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë quajtur gënjeshtër procesin gjyqësor të fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Su Kji, e cila akuzohet për shkelje të arrestit të saj shtëpiak.
XS
SM
MD
LG