Ndërlidhjet

logo-print

Korja Veriore lanson 7 raketa


Koreja Jugore tha se Koreja Veriore ka lansuar shtatë raketa nga bregdeti lindor në drejtim të oqeanit.

Zyrtarët ushtarakë thanë se të gjitha raketat e lansuara ishin të llojit Skad, të cilat konsiderohet të jenë me rreze të shkurtër veprimi.

Japonia ka dënuar lansimin e këtyre raketave.

Shefi i kabinetit të sekretarit, Takeo Kavamura, e ka quajtur këtë veprim “një akt serioz provokimi ndaj sigurisë së shteteve fqinjë”, përfshirë Japoninë.

Ushtria e Koresë Jugore tha se është e gatshme të kundërshtoj çfarëdo kërcënimi apo provokimi nga ana e Koresë Veriore.

Te enjtën, Koreja Veriore kishte lansuar katër raketa me rreze të shkurtër veprimi, duke shtuar tensionet ekzistuese për shkak të testit të saj bërthamor të kryer në muajin maj.
XS
SM
MD
LG