Ndërlidhjet

Irani ekzekuton me varje 20 njerëz


Agjencia gjysmë-shtetërore e Iranit, Fars, njoftoi se autoritetet iraniane kanë ekzekutuar me varje 20 trafikantë të narkotikëve që po mbaheshin në një burg në Karaj, në perëndim të Teheranit.

Sipas Amnesty International, Irani ka aplikuar dënimin me vdekje te rreth 346 njerëz gjatë vitit të kaluar.

Sipas shifrave të cilat citohen nga agjencia e lajmeve AFP, ekzekutimi i fundit me varje ka çuar në 161 numrin e njerëzve që janë ekzekutuar në këtë mënyrë në Iran gjatë vitit 2009.
XS
SM
MD
LG