Ndërlidhjet

logo-print

Obama i dha intervistë gazetës opozitare ruse


Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, në një intervistë dhënë gazetës opozitare ruse “ Novaja Gazeta”, ka thënë se ai mbështet deklaratat e presidentit Medvedev, lidhur me nevojën e përmirësimin të sundimit të ligjit, pastrimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimin e një shoqërie më të lirë në Rusi.

Agjencia Rojters raporton se presidenti Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta zbusin politikën e vet lidhur me të drejtat e njeriut, në mënyrë që t’i përmirësoj lidhjet me Kremlinin.

Presidenti Obama, nesër do të vizitoj Moskën për tu takuar me presidentin e Rusisë, Dimtri Medvedev.
XS
SM
MD
LG