Ndërlidhjet

Teheran: Lirohet punonjësi i ambasadës britanike


Një nga dy punonjësit e ambasadës britanike i cili qe arrestuar nga autoritetet iraniane, do të lirohet sot , ka bërë të ditur Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Miliband.

Teherani kishte arrestuar nëntë punonjës të ambasadës britanike duke i akuzuar ata për nxitje të protestave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 12 qershorit.

Deri tash 7 prej tyre janë liruar.

Zoti Miliband i tha radio televizionit publik britanik se ambasada ne Teheran ka njoftuar që personi i tetë do të lirohet pa proces ose akuza.

Sekretari i jashtëm britanik tha për statusin e të burgosurit të mbetur, ai duhet të bisedoj me ministrin e jashtëm iranian.
XS
SM
MD
LG