Ndërlidhjet

LSI: Të martën – Konventa e jashtëzakonshme


Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, e ka caktuar për 7 korrik mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të miratohet fillimi i negociatave me koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës, për formimin e qeverisë së re të Shqipërisë, pas zgjedhjevre të 28 qershorit.

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasato, tha se ky do të jetë edhe rast për t’i dëgjuar edhe zërat brenda partisë, të cilët nuk e kanë pritur me entuziazëm bashkëpunimin me PD-në.
XS
SM
MD
LG