Ndërlidhjet

Mosul: U vra një polic dhe u plagosën civilët


Një polic irakian është vrarë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur nga katër sulme të ndara me granata sot në Mosul të Irakut.

Të gjitha sulmet kishin ndodhur në të njejtën rrugë.

Një zyrtar i sigurisë tha se polici ishte vrarë derisa ishte në patrullë me makinë.

Ndër të plagosurit, nga sulmet e tjera, ishin edhe tre policë.
XS
SM
MD
LG