Ndërlidhjet

Moskë: Obama nis sot vizitën dyditëshe


Presidenti i Shteteve të Bashkuara , Barak Obama, arrin sot për një vizitë dyditëshe në Moskë.

Zoti Obama do të bisedojë me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, lidhur me zvogëlimin e arsenalit bërthamor.

Obama gjithashtu do të kërkojë pëlqimin e Kremlinit qe të dërgojë armë për forcat e NATO-s në Afganistan përmes territorit rus.

Administrata e Obamës, para këtij samiti, vazhdimisht ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për marrëdhënie më të mira me Rusinë.
XS
SM
MD
LG