Ndërlidhjet

Oksfam: Uria-tragjedi humane


Organizata bamirëse Oksfam Interneshënëll, në një raport të publikuar sot, thotë se uria kronike mund të definohet si “tragjedia humane e këtij shekulli”, pasi ndryshimet e kushteve klimatike po shkaktojnë zhvendosjen e stinëve dhe dështimet në të korrat.

Raporti u publikua në kohën kur anëtarët e 8 shteteve më të industrializuara në botë (G8) po përgatiten për takimin e radhës në Itali, ku pritet të diskutohet siguria e ushqimeve dhe ndryshimet klimatike.

Oksfam thotë se, për shkak të ndryshimeve të motit, miliona njerëz në zonat që kanë mungesë të ushqimit, do të detyrohen të heqin dorë nga të korrat tradicionale, gjë që mund të shkaktoj trazira sociale, siç janë migrimet dhe konfliktet eventuale për resurse ujore.
XS
SM
MD
LG