Ndërlidhjet

logo-print

Hamnei: Ndërhyrja e Perëndimit - negative


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ua tërhoqi vërejtjen disa shteteve perëndimore për një “ndikim negativ” në rast të, siç u shpreh ai, vazhdimit të ndërhyrjes në çështjet e brendshme të Iranit.

Në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, Hamnei nuk saktësoi se cilave shteteve perëndimore po i referohej, por kritikat më të shumëta, kohëve të fundit, Irani ua kishte drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Hamnei tha se trazirat pas zgjedhjeve të 12 qershorit në Iran ishin një çështje tërësisht e brendshme e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG