Ndërlidhjet

Kinë: Protestohet në lidhje me incidentin


Dëshmitarët thonë se ka shpërthyer një protestë etnike në provincën perëndimore të Kinës-Ksinjang, pas trazirave të cilat kanë tronditur qendrën e rajonit, ku u vranë së paku 140 njerëz dhe u lënduan më së 800 të tjerë.

Një ujgur në qytetin e Kashgarit tha se ishte në radhën e më shumë se 300 protestuesve të cilët demonstruan këtë pasditë në afërsi të xhamisë Id Kah.

Ai tha se polica ka rrethuar protestuesit.

“Ne kishim një përleshje verbale, por nuk ka pasur kontakt fizik”, tha ai.
XS
SM
MD
LG