Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 4 ushtarë ndërkombëtarë


Katër ushtarë ndërkombëtarë, që veprojnë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, janë vrarë si pasojë e shpërthimit të një bombe.

Një zëdhënës i forcave të Aleancës tha se incidenti ndodhi në provincën e Konduzit, por nuk dha informata rreth përkatësisë kombëtare të viktimave.

Gjermania ka numrin më të madh të trupave të bazuar në Konduz dhe në provinca të tjera në veri të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG