Ndërlidhjet

Ban: Hondurasi e Zelaja të gjejnë zgjidhje


Dëbimi i presidentit të Hondurasit, Manuel Zelaja, është “i papranushëm” tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Ai u bëri thirrje autoriteteve, që aktualisht po e qeverisin Hondurasin, të përmbahen nga përdorimi i dhunës së mëtejshme ndaj protestuesve.

"Jam shumë i pikëlluar nga humbja e jetëve gjatë këtyre demonstratave," u tha kreu i OKB-së gazetarëve në Gjenevë, ku ai po merr pjesë në disa konferenca.

Ushtria dhe Zelaja “mund të gjejnë zgjidhjen përmes rivendosjes së procedurave kushtetuese", theksoi Ki Mun.

“Ndryshimi antikushtetues i pushtetit nuk është i pranueshëm", tha kreu i OKB-së.
XS
SM
MD
LG