Ndërlidhjet

Trazira në Ksinjiang të Kinës

  • RFE /RL

Urumqi - kryeqyteti i rajonit Ksinjiang.

Urumqi - kryeqyteti i rajonit Ksinjiang.

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se 140 veta janë vrarë dhe më se 800 janë plagosur nga dhuna në rajonin perëndimor Ksinjiang në Kinë.

Agjencia Hsinhua thotë se numri i të vrarëve nga trazirat në kryeqytetin e rajonit, Urumqi, është në rritje.

Pjesëmarrësit në trazira, nga popullata shumicë ujgure, që janë myslimanë, janë përleshur me policinë, i kanë sulmuar kalimtarët e rastit dhe i kanë thyer barrikadat.

Sipas raporteve, janë arrestuar disa qindra veta.

Për këto trazira, Qeveria e Kinës ka fajësuar grupet ujgure në ekzil, që kërkojnë pavarësi nga Kina.

Grupi me seli në Suedi, Kongresi Botëror Ujgur, i ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjës.

Ndërkohë, dëshmitarët thonë se pas këtyre trazirave ka shpërthyer një protestë etnike në provincën perëndimore të Kinës - Ksinjang.

Një ujgur në qytetin e Kashgarit tha se ishte në radhën e më shumë se 300 protestuesve, të cilët demonstruan në afërsi të xhamisë Id Kah.

Ai tha se polica ka rrethuar protestuesit.

Ne kishim një përleshje verbale, por nuk ka pasur kontakt fizik”, tha ai.

Në anën tjetër, përdoruesit e internetit ka qenë e pamundur të kyçeshin në rrjet në Urumki, në qytetin veri-perëndimor të Kinës, të goditur nga dhuna ndëretnike.

"Qyteti në fakt është në gjendje të jashtëzakonshme”, ka thënë përmes telefonit Yang Jin, një tregtar i frutave të thara.

XS
SM
MD
LG