Ndërlidhjet

logo-print

Milo: Rama përgjegjës kryesor për humbje


Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, e ka fajësuar Partinë Socialiste dhe liderin e saj, Edi Rama, për humbjen e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 28 qershorit.

- Autorët kryesorë të disfatës sonë elektorale duhen kërkuar te lidershipi i Partisë Socialiste. Unë nuk flas vetëm për kryetarin e Partisë Socialiste, i cili, pa dyshim, që është përgjegjësi kryesor për shkak të detyrës që ka, por edhe për shkak të filozofisë së tij, për shkak të inicimit të ideve, të cilat nuk mund të gjenin terren në një Shqipëri të tillë si ajo që kemi ne, tha Paskal Milo.

Ai kërkoi edhe ndryshimin të Kodit elektoral.

Në zgjedhjet e 28 qershorit, partia e zotit Milo nuk fitoi asnjë mandat.
XS
SM
MD
LG