Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Rusia pajtohen për armë


Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti rus, Dimitri Medvedev, dhe presidenti amerikan, Barak Obama kanë nënshkruar një deklaratë duke premtuar të arrijnë një marrëveshje të re për reduktimin e armëve bërthamore, me të cilën do të zëvendësohej marrëveshja START e vitit 1991.

Sipas raporteve, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar që t’a zvogëlojnë numrin e raketave bërthamore për 1,500-1,675 brenda shtatë viteve, nga hyrja në fuqi e një marrëveshje të re për reduktim të armëve.

Medvedev tha se mbesin ende mospajtime rreth sistemit të mbrojtjes raketore.

Obama dhe Medvedev pritet të kryesojnë një komision dypalësh për të bashkëpunuar në fushën e energjisë, në luftimin e terrorizmit, të trafikimit të drogës, dhe në thellimin e lidhjeve biznesore e shkencore.

Rusia ka autorizuar, gjithashtu, përdorimin e hapësirës së saj ajrore për tranzitin e trupave të SHBA-së dhe të armëve në Afganistan.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për të rifilluar bashkëpunimin ushtarak, i cili ishte pezulluar në fund të gushtit të vitit të kaluar, gjatë konfliktit në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG