Ndërlidhjet

logo-print

Iraku ndalon vizitat te varri i Hysejnit


Qeveria e Irakut ka ndaluar të gjitha vizitat e organizuara për te varri i presidentit të ekzekutuar, Sadam Hysejn, pasi disa shkolla në afërsi të qytetit Tikrit aranzhuan udhëtimet për nxënësit e tyre.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se kabineti i sekretariatit “ ka dërguar udhëzime te ministria e arsimit, tek krahina Salahedin dhe te këshilli provincial i saj duke ndaluar organizimin e vizitave tek varri i presidentit të regjimit të mëparshëm".

Sadam Hysejn u ekzekutua me varje më 30 dhjetor 2006, pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG