Ndërlidhjet

Baraku takon Miçellin


Një zyrtar i ambasadës amerikane tha se ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, është takuar në Londër me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell.

Zëdhënësi, Met Goshko, konfirmoi se takimi i të dy politikanëve është zhvilluar në rezidencën e ambasadës amerikane, por nuk dha më tepër detaje.

Miçell dhe Barak ishin takuar, së fundi, në Nju Jork në përpjekje për të zgjidhur mospajtimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në lidhje me vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG