Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Obama takoi Putinin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pas takimit që sot pati me kryeministrin rus, Vladimir Putin, tha se ata nuk mund të bien dakord mbi të gjitha çështjet, por, sipas tij, është një mundësi e shkëlqyer për t'i vënë marrëdhëniet në pozitë më të fortë.

Të dy udhëheqësit mbajtën takimin e tyre të parë, në ditën e dytë të vizitës së Obamës në Rusi.

Kryeministri Putin tha se Rusia shpreson për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG