Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Moska dhe Uashingtoni të lënë anash rolin e kundërshtarëve


Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë takimit me kryeministrin rus, Vladimir Putin, 7 korrik '09.

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë takimit me kryeministrin rus, Vladimir Putin, 7 korrik '09.

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, takimin e tij të parë me kryeministrin Vladimir Putin e quajti "një mundësi të shkëlqyer për t’i vënë marrëdhëniet SHBA-Rusi në një nivel më të fortë”. Por, Obama njëkohësisht ka thënë se “ne (dy vendet) nuk do të thotë që të pajtohemi për çdo gjë”.



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, takimin e tij të parë me kryeministrin Vladimir Putin e quajti "një mundësi të shkëlqyer për t’i vënë marrëdhëniet SHBA-Rusi në një nivel më të fortë”.

Të dy udhëheqësit mbajtën takimin e tyre të parë, në ditën e dytë të vizitës së Obamës në Rusi.

Obama i tha Putinit se dje kishte një “diskutim të shkëlqyeshëm” me Medvedevin, por se kjo nuk nënkupton se të dyja vendet duhet të pajtohen për çdo gjë.

“Jam i vetëdijshëm jo vetëm për punën e jashtëzakonshme që e keni bërë për popullin rus në rolin e mëparshëm si president, por edhe në rolin aktual si kryeministër”, tha, pas takimit, Barak Obama.

Ndërkohë, në lidhje me raportet SHBA-Rusi, kryeministri rus, Vladimir Putin, tha:

“Raportet ruso-amerikane kanë një histori të gjatë dhe kanë ngjyrime të ndryshme. Ka pasur vite kur marrëdhëniet tona kishin ditë të zymta dhe madje edhe konfrontime. Shpresat për zhvillim të raporteve tona, ne i lidhim me emrin e juaj”, tha Putin.

Në fjalimin e tij kryesor, drejtuar të diplomuarve të Shkollës së Re Ekonomike në Moskë, presidenti amerikan paraqiti vizionin e tij për një të ardhme më të sigurt, e cila mund të arrihej përmes thellimit të raporteve ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë. Është e vështirë të krijohet një bashkëpunim i qëndrueshëm ndërmjet kundërshtarëve të dikurshëm; është e vështirë të ndryshohen sjelljet që, për shumë dekada, kanë karakterizuar qeveritë dhe burokracitë tona. Por, unë besoj se amerikanët dhe rusët kanë interesa të përbashkëta, të cilat përbëjnë një bazë për bashkëpunim”, tha Obama.

Çështjet, si ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore, lufta kundër ekstremizmit dhe zhvillimi ekonomik, sipas presidentit amerikan, janë fusha ku bashkëpunimi Uashington-Moskë do të kontribuonte pozitivisht.

Obama tha se, së bashku, të dy vendet do të mund të merreshin me ambiciet për armatim bërthamor të Koresë Veriore dhe Iranit.

“As Amerika e as Rusia nuk do të përfitonin nga një garë e armëve bërthamore në Azinë Lindore ose në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, ne duhet të jemi të unifikuar për t’i kundërshtuar përpjekjet e Koresë Veriore për të qenë fuqi bërthamore dhe duhet t’i kundërshtojmë përpjekjet e Iranit për të fituar armë bërthamore”, theksoi Obama.

Presidenti amerikan nuk kritikoi në mënyrë direkte politikën e Kremlinit, por në fjalimin e tij ai përmendi disa sfida për udhëheqësit e Rusisë, të cilat, sipas të gjitha gjasave, përputhen me qëndrimin e opozitës së këtij vendi.

Obama përmendi korrupsionin dhe tha se shtetet duhet t’i respektojnë kufijtë ndërkombëtarë, të drejtat e qytetarëve dhe sundimin e ligjit.

“Në vitin 2009, një superfuqi nuk tregon fuqinë e saj duke dominuar dhe shqetësuar shtete të tjera. Ditët kur perandoritë kanë mundur t’i trajtojnë shtetet si pjesë të lojës së shahut, kanë kaluar”, tha presidenti amerikan.

Në këtë drejtim, ai përmendi dhe rastin e luftës në Gjeorgji, në gusht të vitit të kaluar - çështje kjo e cila kishte çuar në ngrirjen e raporteve Uashington-Moskë.
XS
SM
MD
LG