Ndërlidhjet

Sarkozi kërkon lirimin e një francezeje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka kërkuar lirimin e një femre me kombësi franceze, të arrestuar në Iran. Ai hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave e burgosura është spiune dhe i cilësoi ato si “fantazi të pastër”.

Ministria e Jashtme e Francës njoftoi se 23 vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë publik, u arrestua javën e kaluar, kur po largohej nga Irani, pas studimeve 5-mujore në këtë vend.

Të hënën, ministria i bëri thirrje ambasadorit iranian të bëjë presion për lirimin e saj.

Zyrtarët nuk kanë dhënë më tepër detaje për këtë rast.
XS
SM
MD
LG