Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia pajtohen për armë


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai rus, Dmitri Medvedev

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai rus, Dmitri Medvedev

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, kanë nënshkruar një deklaratë, duke premtuar të arrijnë një marrëveshje të re për reduktimin e armëve bërthamore, me të cilën do të zëvendësohej marrëveshja START e vitit 1991.

"Ne kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për marrëveshje të re START, që do ta reduktojë arsenalin tonë të raketave dhe të sistemeve lansuese, për një të tretën e kufizimeve aktuale. Kjo marrëveshje me obligime juridike do të kompletohet këtë vit”, tha presidenti amerikan, Barak Obama, në konferencën e përbashkët për shtyp me zotin Medvedev në Moskë.

Presidenti rus tha se ende ka dallime për sistemin mbrojtës. Megjithatë, ai u shpreh se sheh progres të qartë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, lidhur me sistemin mbrojtës raketor, derisa administrata e re e Shteteve të Bashkuara e presidentit Barak Obama është e përgatitur për t’i dëgjuar shqetësimet ruse.

XS
SM
MD
LG