Ndërlidhjet

logo-print

Kukës: Sulmohet familja Berisha


Dy grabitës kanë sulmuar një familje kosovare, ndërsa 4 pjesëtarët e saj udhëtonin në Kukës, për në plazhin e Durrësit për të pushuar.

Mjeti, me të cilin udhëtonte familja Berisha, është ndalur në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur Ura e Rexhepajt në Kukës.

Gjatë tentativës për të rrëmbyer njërin prej fëmijëve, dy grabitësit kanë qëlluar mbi nënën 28 vjeçare. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale dhe, deri më tani, mjekët thonë se Maksime Berisha e ka kaluar rrezikun për jetë.

Nga dëshmitarët okularë, mësohet se dy grabitësit nuk kanë qenë të maskuar. Thuhet se ata kanë kërkuar të rrëmbejnë djalin e vogël të familjes dhe nuk kanë tentuar të grabisin asgjë me vlerë.

Bëhet e ditur se Policia e Kukësit ka arrestuar tashmë njërin prej grabitësve me armë të familjes kosovare Berisha.

Drejtori i policisë së këtij qarku, Muharrem Furriku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një 15 vjeçar është arrestuar si autor i ngjarjes, ndërsa një 18 vjeçar, bashkëpunëtor i tij në tentativen e grabitjes dhe plagosjen e një shtetaseje kosovare është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
XS
SM
MD
LG