Ndërlidhjet

Bërns: Rusia të nxjerrë para drejtësisë vrasësit e gazetarit


Shtetet e Bashkuara kanë apeluar te autoritetet ruse që t'i intensifikojnë angazhimet për të nxjerrë para drejtësisë vrasësin e gazetarit amerikan, Pol Klebnik, që ishte vrarë para pesë vjetësh në Moskë.

Në komemoracionin me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së gazetarit Klebnik, zëvendëssekretari Uiliam Bërns tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Rusia t'i dyfishojë angazhimet që përgjegjësit të nxirren para gjyqit.

Vrasja e gazetarit amerikan kishte shtuar shqetësimet në Perëndim për respektimin e ligjit në Rusi.
XS
SM
MD
LG