Ndërlidhjet

Manila: Pezullohet shpërndarja e ushqimit


Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se ka pezulluar shpërndarjen e ushqimit për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga dhuna në jug të Filipineve, pas disa sulmeve vdekjeprurëse me bomba nga rebelët myslimanë.

Drejtori i Programit Botëror për Ushqimin, Alghasim Vuri, tha se vendimi është marrë nga shqetësimi për sigurinë e personelit.

OKB-ja tha se ka siguruar ushqim për më shumë se 500,000 njerëz, të cilët janë prekur nga luftimet mes trupave qeveritare dhe rebelëve myslimanë.
XS
SM
MD
LG