Ndërlidhjet

logo-print

MJK: Jordania e njeh Kosovën


Mbretëria e Jordanisë ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, por kjo ende nuk i është konfirmuar zyrtarisht Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Zyrtarë të kësaj ministrie u kanë thënë mediave se janë ende në pritje të konfirmimit të njohjes.

Merret vesh se vendimi është marrë nga ligjvënësit në Aman.

Njohja nga Jordania e rrit në 61 numrin e shteteve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG