Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Fillon samiti i G8-ës


Liderët e tetë vendeve më të zhvilluara industrialisht e fillojnë sot samitin e tyre, në të cilin pritet që temë qendrore të jetë kriza globale ekonomike.

Samiti mbahet në vendin Akuila, që ishte goditur nga një tërmet shkatërrues në muajin prill.

Pak para fillimit të samitit, Papa Benedikti i 16-të ka kërkuar nga liderët që të imponojnë rregulla të ashpra në sistemin financiar.

Raportohet se Brazili, Kina dhe India do të marrin pjesë në këtë takim dhe do të ftojnë për një monedhë të re rezervë, për ta zëvendësuar dollarin amerikan.
XS
SM
MD
LG