Ndërlidhjet

40 talibanë vriten në Pakistan


Zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit thonë se raketat, të cilat besohet se janë gjuajtur nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh, kanë goditur një kamp trajnues të talibanëve në veriperëndim të Pakistanit.

Njoftohet se 6 militantë janë vrarë gjatë këtij sulmi, i cili ishte sulmi i dytë i dyshuar nga raketat amerikane në rajonin e Vaziristanit.

Të martën, nga një sulm raketor amerikan u vranë 40 militantë të dyshuar në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG