Ndërlidhjet

Nimic: Shkupi, Athina afër marrëveshjes


Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Methju Nimic, tha se është arritur progres në përpjekjet për t’i dhënë fund kontestit 18 vjeçar për emrin e Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Athinës.

Nimic tha se Greqia dhe ish-republika jugosllave janë “më afër se asnjëherë më parë” për të arritur një marrëveshje për emrin e Maqedonisë.

Mediat në Greqi dhe Maqedoni thanë se gjatë udhëtimit të tij në rajon, Nimic ka propozuar emrin “Republika Veriore e Maqedonisë” si një kompromis të mundshëm.

Pas takimeve të së martës me palën maqedonase në Shkup, sot, në Athinë, Nimic u takua me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis.
XS
SM
MD
LG