Ndërlidhjet

Sulme kibernetike ndaj Koresë Jugore


Raportet thonë se Koreja Veriore mund të jetë përgjegjëse për sulmet kibernetike, të cilat kanë pasur si cak uebfaqet zyrtare të Koresë Jugore.

Agjencia e lajmeve Jonhap tha se Shërbimi i Fshehtë Kombëtar u ka thënë ligjvënësve se prapa sulmeve kibernetike të së martës mbrëma, mund të qëndrojë Koreja Veriore ose grupe pro-Phenianit.

Një zëdhënës i Shërbimit të Inteligjencës nuk ka mundur të konfirmojë këtë informatë.

Uebfaqja e Zyrës së presidentit, e Ministrisë së Mrojtjes dhe ajo e Kuvendit Kombëtar, ishin bllokuar nga hakerët të martën.
XS
SM
MD
LG