Ndërlidhjet

Plagoset komandanti i talibanëve në Pakistan


Ushtria e Pakistanit tha se njëri nga komandantët e talibanëve, Maulana Fazlulla, është plagosur nga forcat pakistaneze në Luginën Suat, në veriperëndim të këtij vendi.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneralmajor Atar Abas, tha në një konferencë për media se ushtria posedon informata kredibile se bëhet fjalë për Fazlullahin, por nuk dha më tepër detaje.

Fazlulla është lider i një grupi në rritje të talibanëve, të cilët kërkojnë zbatimin e sheriatit në rajonin Suat.
XS
SM
MD
LG