Ndërlidhjet

Prishtinë: Miratohet aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së


Kolegji i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendës, e ka miratuar sot aktakuzën e ngritur nga prokuroria, kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të njohur si Grupi i Llapit. Këtë e konfirmoi për Radion Ervopa e Lirë njëri nga avokatët e të akuzuarve, Aziz Rexha.

Pala mbrojtëse ka thënë se kjo aktakuzë juridikisht është e paqëndrueshme, meqë atë e ka hedhur poshtë Gjykata Supreme e Kosovës.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori ndërkombëtar përmendi pikat e përmbledhura të aktakuzës, të cilat kanë të bëjnë me trajtim jonjerëzor gjatë paraburgimit, rrahje dhe torturë ndaj të burgosurve.

Sot është marrë në pyetje, Latif Gashi, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër, ku para trupit gjykues do të paraqitet deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Rrustem Mustafa.
XS
SM
MD
LG