Ndërlidhjet

Hoduras: Zelaja e Miçeleti do të bisedojnë


Dy rivalët për postin e presidentit në Honduras janë përgatitur për hapjen e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në këtë vend.

Përpjekjet që, përmes dialogut, të dilet nga kriza politike e cila mbizotëron në Tegusigalpa që kur presidenti, Manuel Zelaja, u dëbua përmes një grusht-shteti nga posti i presidentit, gëzojn mbështetjen e Uashingtonit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili po përballet me një provë të madhe në realizimin e premtimit për të përmirësuar marrëdhëniet me Amerikën Latine, është duke llogaritur në ndërmjetësimin e presidentit të Kosta- Rikës.

Presidenti i dëbuar honduras, Manuel Zelaja, i cili gëzon mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, tha se është i gatshëm që të zhvilloj një dialog me ata që e përmbysën më 28 qershor dhe e dëbuan jashtë vendit.

Miçeleti është pajtuar me fillimin e bisedimeve duke i quajtur ato “dialog- jo negociata”.
XS
SM
MD
LG