Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Protesta të reja


Guvernatori i Teheranit, Morteza Tamadon , tha se forcat e sigurimit në Iran do të thyejnë çdo lloj proteste që mund të organizohet sot në Teheran.

Ai ka thënë se nuk është dhënë leje për ndonjë demonstratë apo takim.

Mbështetësit e kreu të opozitës, Mir Hosein Mousavi, kanë bërë thirrje për demonstrata të reja në Teheran dhe në disa qytete të tjera.

Mousavi thotë se ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit dhe se rezultatet zyrtare që tregojnë për fitoren e presidentit Mahmud Ahmadinexhad, janë mashtruese.
XS
SM
MD
LG