Ndërlidhjet

Irak: SHBA-të liruan pesë iranianë


Ambasadori iranian në Bagdad, Hasan Kazemi Qomi, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë liruar pesë iranianë, të arrestuar në vitin 2007 në Irak.

Zoti Qomi tha se iranianët e arrestuar u janë dorëzuar autoriteteve të Irakut dhe së shpejti do të dërgohen në ambasadën iraniane.

Forcat e Shteteve të Bashkuara, në janar të vitit 2007, patën arrestuar pesë iranianë në qytetin verior irakian, Arbil, duke i akuzuar se po i armatosnin militantët shiitë.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se pesë personat ishin diplomatë.

Më tutje, Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i shkelnin marrëveshjet ndërkombëtare, por Uashingtoni pati thënë se pesë iranianët ishin “agjentë të jashtëm” që punonin për destabilizimin e Irakut dhe se ata nuk kishin status diplomati.
XS
SM
MD
LG