Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – 34 të vrarë


Nga dy sulme vetëvrasëse me bombë janë vrarë së paku 34 veta dhe janë plagosur së paku 60 të tjerë, në rajonin verior të Irakut.

Sulmet ndodhën në vendin Tal Afar, 420 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.

Policia tha se sulmet vetëvrasëse ndodhën brenda disa minutave.

Nga ana tjetër, në Bagdad, 7 veta u vranë dhe 20 u plagosën, nga shpërthimi i bombës në një treg në lagjen Sadër Siti, me popullatë shumicë shiite.

Këto sulme ndodhën një javë pasi trupat e Shteteve të Bashkuara u larguan nga qytetet sipas marrëveshjes, e cila parasheh tërheqjen komplete të ushtrisë amerikane, deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG