Ndërlidhjet

Kinë: Paralajmërohen dënime për protestuesit


Presidenti Hu Xhintao dhe zyrtarë të lartë kinezë janë zotuar se do të ketë “dënime të ashpra” për personat e përfshirë në trazirat në rajonin perëndimor Ksinjang.

Paralajmërimi u bë i ditur përmes një deklarate, pas takimit emergjent të lidershipit të Partisë Komuniste në pushtet.

Autoritetet kanë angazhuar mijëra trupa shtesë në Urumqi, qendrën e Ksinjangut, ku nga dhuna me motive etnike u vranë 156 njerëz dhe u plagosën më se 800 të tjerë gjatë fundjavës së kaluar.

Pas trazirave kishte shumë protesta të ujgurëve myslimanë dhe pjesëtarëve të grupit etnik kinez.
XS
SM
MD
LG