Ndërlidhjet

Irani nuk heq dorë nga planet bërthamore


Këshilltari kryesor për marrëdhënie ndërkombëtare i Liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, tha se Irani nuk do të distancohet “për asnjë hap” nga angazhimet për armatim bërthamor.

Transmetuesi shtetëror IRIB, në uebfaqen e tij, njoftoi se deklarata e këshilltarit Velajati është bërë të mërkurën mbrëma.

Raporti nuk qartësoi se a e komenton këshilltari i Hamneit, përmes kësaj deklarate, fjalimin e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, të bërë në takimin e G8-ës në Itali.

Sarkozi tha se fuqitë botërore në kuadër të G8-ës do t’u japin një afat tremujor negociatave me Iranin për programin e tij bërthamor.

Perëndimi dyshon se Teherani po përpiqet të krijojë armë bërthamore, ndërsa Irani e mohon këtë gjë.
XS
SM
MD
LG