Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani premton kushte për kthim


Kryeministri i Pakistanit tha se afër 2 milionë njerëzve, të cilët ishin zhvendosur për shkak të ofensivës ushtarake kundër militantëve talibanë në veriperëndim, do t’u lejohet kthimi në shtëpitë e tyre javën e ardhshme.

Jusuf Gaza Gilani tha se ushtria do të mbetet në këtë zonë, për shkak të sigurisë së njerëzve.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Xhon Holms, vizitoi disa nga njerëzit e zhvendosur.
XS
SM
MD
LG