Ndërlidhjet

logo-print

Për shkak të Mesiqit dhe Kosovës braktisin tubimin


Pjesëmarrësit e shkollës verore të demokracisë nga Serbia, mbrëmë, kanë braktisur demonstrativisht takimin në Strazbur, në të cilin presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, foli për Kosovën si “realitet”, informon agjencia kroate Hina.

Mesiq ka thënë se edhe nëse nuk synon të njohë shtetësinë e Kosovës, Serbia duhet të mundësojë bashkëpunimin në rajon dhe jo ta pengojë atë.

Pas këtij konstatimi, përfaqësuesit nga Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe në Bosnjë, por edhe Kosova, kanë braktisur tubimin. Në mesin e tyre kishte gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe afaristë.

Mesiq me këtë rast ka thënë se kjo është për keqardhje, sepse është dashur të mbeten dhe të diskutojnë për çështjen e ngritur.
XS
SM
MD
LG